Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vendosinin baste sportive përmes telefonit, arrestohen tre persona në Tiranë

16:25 / October 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia e tiranes 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e Tiranës për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Të tre këta persona vinin baste sportive, nëpërmjet aparateve celulare në tre pika të ndryshme në kryeqytet.

Policia ka sekuestruar si provë materiale tre aparatet celularë të përdoru për aktivitetin e paligjshëm, ndërkohë që materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar policisë për veprime të mëtejshme.

“Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative, strukturat e DVP Tiranë kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur 2 raste të kësaj veprimtarie. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 është arrestuar në flagrancë shtetasi A. K., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur në flagrancë në ambientet e një subjekti bar-kafe, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, duke vënë baste sportive nëpërmjet aparatit celular.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 është arrestuar në flagrancë shtetasi L. P., 19 vjeç, banues në Babrru, pasi u kap në flagrancë duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular, në ambientet e lokalit të tij, në Babrru, të cilin e kishte vënë në dispozicion për organizimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është arrestuar në flagrancë shtetasi A. Ç., 18 vjeç, pasi është kapur në flagrancë në ambientet e një subjekti bar-kafe, në rrugën “Mikel Maruli”, duke vënë baste sportive nëpërmjet aparatit celular.

3 aparatet celulare që përdornin këta shtetas janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një banesë në Malësi të Madhe, asfiksohet 57-vjeçari nga tymi

15:01 / October 25, 2026

U dëmtua në sy gjatë protestës, shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë, situata duket disi më e stabilizuar 

12:41 / October 25, 2026

Arrestohet edukatorja e kopshtit në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4‑vjeçar 

13:50 / October 24, 2026

Mbyti të atin me tel dhe tentoi të fshihte krimin, Prokuroria e Fierit çon në gjyq Ermalinda Ramën, edhe e ëma nën akuzë

10:34 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.