Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vërtetë e çuditshme/ Në xhamitë turke luhet ”Bella Ciao” (video)

18:43 / May 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Xhamia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kënga e rezistencës anti-fashiste italiane “Bella Ciao”, e popullarizuar masivisht nga seriali “La Casa de Papel”, është dëgjuar të luhet në disa xhami në qytetin turk të Izmirit. Bëhet fjalë për versionin e këngës në turqisht.

Banorët e lagjeve Konak, Karsiyaka dhe Buca në Izmir u habitën nga ajo që po dëgjonin, nga vendi ku zakonisht bëhet “thirrja për lutje”. Ata e kanë regjistruar momentin, edhe pse zgjati pak sekonda. Videot janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku njerëzit pretendojnë se vënia e kësaj kënge në xhamia ka qenë një akt proteste.

Sidomos prej faktit që versioni që këndohej ishte i bandës muzikore “Grup Yourum”, të njohur për muzikën e tyre protestuese dhe kundër qeverisë.

Shumë e kanë quajtur veprimin si një provokim të pastër, sidomos pasi ndodhemi në muajin e shenjtë të Ramazanit. Autoritetet fetare në Izmir fillimisht e mohuan që një ngjarje e tillë të kishte ndodhur. Pasi dolën pamjet filmike, ata dolën në një deklaratë:

“Sipas analizave tona, njerëz të paidentifikuar kanë sabotuar adhan-in kryesor (sistemin e audios që bën thirrjen për lutje.)”

Sipas “Hurriyet Daily News” ka nisur një hetim për veprimtari kriminale të njerëzve që janë infiltuar në qendrën e sistemi të audios dhe atyre që e kanë shpërndarë në rrjet. Hetimi ka nisur për shkak të akuzave për “Degradim publik të vlerave fetare”, për ata që kanë shprehur mbështetjen e tyre për këtë akt.

Muajt e fundit xhamitë në Turqi kanë recituar vargje nga Kurani çdo ditë, në mënyrë që të shtojnë moralin e njerëzve gjatë kohës së pandemisë.

Ndërkohë qyteti i Izmirit, prej vitesh udhëhiqet nga partia opozitare në Turqi, ajo republikane dhe është një nga qytetet më laike të vendit/News31.al

https://youtu.be/4hfsX51G4-M

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.