Para se të mbyllë fushatën zgjedhore në Vlorë, kryeministri Edi Rama është ndalur në Himarë ku në fjalimin e tij nuk kanë munguar as batutat dhe ironia ndaj opozitës.
Duke iu drejtuar demokratëve të Himarës për pasojat në turizëm të kësaj situate politike, Rama ka ironizuar ish deputetin demokrat Ervin Salianji. “Nuk e kam me ata që i kanë veshët si parafango, e keni parë Salianjin? Sikur ka tre kokë”, tha Rama.
Duke ironizuar dhe sloganin “Rama ik” shefi i qeverisë tha se ai këtë punë ka të iki, pasi dje ishte në Fier, sot në Himarë e më pas në Vlorë. “Pastaj më rrëzojnë, këndojnë dhe hymin ‘ra ra ra, iku iku’. Vjen e hëna ou, atëherë i bie ta rrëzojmë prapë”, tha Rama.
Ndërsa kreun e shteti Ilir Meta ai e akuzoi se ha paçe me Fahri Balliun duke u shprehur se presidenca është bërë si pica telefon.
“Ai i 5.00 së mëngjesit, ai nuk është çuar të vejë në zyrë po nuk ka fjetur fare dhe kur nuk fle ta dini ju, ha paçe me Fahri Balliun. U bë presidenca si pica telefon. Të pres në 5 të mëngjesti thotë se jam i shqetësuar për kombin. Ha paçe me Fahriun dhe pi kafe turke se iku kjo punë”, vijoi Rama.
