Ka ndodhur në Mallakastër! Kanë qenë qytetarët ata që e kanë denoncuar një 26-vjeçar, pronar të një lokali se organizonte lojëra të palejuara, e ndërkohë që ishte procedura njëherë për këtë.
Policia e qarkut Fier vë theksin se ka qenë një bashkëpunim me qytetarët, të cilët kanë raportuar për aktivitetin e paligjshëm të K.M., 26 vjeç nga Ballshi.
“Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u procedua penalisht për herë të dytë për të njëjtën vepër penale pronari i subjektit, shtetasi K.M, 26 vjeç, banues në Ballsh. Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në subjektin e tij u konstatua një tavolinë pokeri, chipsa dhe një pako letra bixhozi. Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Organizimi i lojrave të pa lejuara dhe vënia në dispozicion të lokalit për lojra të palejuara”, thotë policia e Fierit.
Kontrollet do të vijojnë në të gjithë qarkun kundër aktivitetit të lojërave të fatit .
