Të gjithë mjekët dhe infermierët të cilët janë kujdesur për zonjën 73-vjeçare nga Durrësi të prekur nga koronavirusi janë vendosur në vetëkarantinë, raporton Top Channel.
Mjekëve dhe infermierëve u janë kryer të gjitha analizat përkatëse për të parë nëse janë prekur nga koronvirusi.
Gruaja 73 vjeçare me iniciale Xh.G është viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri. Aktualisht në vend janë konfirmuar pozitiv 12 persona.Ads by Revcontent