Autori i mbi dhjetë vjedhjeve në kryeqytet, si biçikleta, dyqane, celularë e portofola. E. K është vetëm 13 vjeç dhe tashmë emri i tij figuron në skedaret e policisë me akuzën e vjedhjes së kryer në bashkëpunim.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 referuan materialet për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë për shtetasin e mitur me iniciale E. K, 13 vjeç, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar si autor i 10 vjedhjeve të ndryshme( vjedhje biçikletash, dyqanesh, aparat celular dhe portofola shtetasve të ndryshëm”, thotë policia e Tiranës.
