Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 16-vjeçar pasi kishte vjedhur një telefon, por rezultoi se i mituri ishte dhe autor i gjashtë vjedhjeve të tjera si dyqane, portofola, varëse floriri etj.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur me iniciale O. M, 16 vjeç, pasi i ka vjedhur telefonin shtetasit Xh. Sh. Nga veprimet ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i 6 vjedhjeve të tjera(vjedhje dyqani, portofoli, një shumë parash në një biznes, të një varse floriri dhe dy aparate celular)”, thotë policia.
