Ka njerëz që nuk ndalen të arrijnë atë çfarë kërkojnë dhe kështu ka ndodhur me një 17-vjeçar i cili ka marrë njëkohësisht dëftesën e gjimnazit dhe diplomën e universitetit.
Braxton moral ka marrë dëftesën nga gjimnazi në Kansas dhe më 30 maj merr diplomën e tij universitare nga Universiteti i Harvardit. Prindërit e Morales e regjistruan atë në Harvard Extension School kur ai ishte vetëm 11 vjeç, ka rrëfyer Braxton për CNN.
“Prindërit e mi po shihnin që po mërzitesha në shkollë dhe kisha nevojë për diçka frymëzuese, kështu që më regjistruan në Extension School”, ka thënë ai.
Adoleshenti mjaft i zënë nuk ka ndërmend të ndalet tani, ai planifikon të ndjekë juridikun dhe aktualisht po shkruan një libër.