Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa është shumë aktive në rrjetin social, Instagram.
Ajo poston herë pas here foto nga më artistiket që tërheqin vëmendjen e ndjekësve.
Mirëpo, sot si rrallëherë, Ajola ka publikuar një foto të të birit, i cili shfaqet në veprën e artit “Bukurshkrimi”, të realizuar nga artisti Adrian Paci. “Biri ❤️ ne vepren e artit publik “Bukurshkrimi”, nga artisti Adrian Paci, kuruar dhe realizuar nga Harabel Contemporary”, ka shkruar ajo.

