Të veshësh një xhaketë këto vitet e fundit, të bën të dukesh goxha me stil dhe e “mirëmbajtur”.
Xhaketat klasifikohen ndër ato veshje të cilat ndrysojnë rrënjësisht look-un tuaj, duke e dërguar atë në një tjetër nivel.
E kombinuar me një kanatiere, një bluzë më mëngë të shkurtra apo një bluzë pambuku, ky outfit nuk do të jetë më i një dite të zakonshme.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë që veshja e xhaketës ju përjashton nga gabimet. Kjo, pasi ta kombinosh atë nuk është fare e lehtë.
Një tjetër problem është edhe gjetja e modelit që ju shkon përshtat formës së trupit.
Zakonisht ana negative e kësaj veshjeje është që duke mos ndenjur pas trupit ka na ata modele që ju tregojnë më të shëndoshë.
Ekspertët e modës ndajnë me ne disa sekrete që mund të na vijnë në ndihmë.
– Vendosni një rrip, nëse modeli i xhaketës e lejon!
-Zgjidhni xhaketa me vija vertikale, jo horizontale!
-Përthyeni mëngët!
Nuk keni asgjë për të humbur, provojini këto.