Këngëtarja e njohur, Soni Malaj ka treguar se kujdeset maksimalisht për të mbajtur trupin e saj në formë. Megjithatë duket se gjatë ditëve të vetizolimit artistja nuk ka mundur ta respektojë siç duhet dietën e saj ushqimore.
“Me gjithë të ngrënën që kemi bërë këto ditë, vetëm këpucët na rrijnë fiks”, ka shkruar Malaj krah postimit të fundit ku shfaqet e kuruar deri në detaje. Ndonëse Soni ka treguar se ka konsumuar shumë ushqime, këngëtarja vazhdon të duket po aq tërheqëse sa më parë.