Komisioni i Sigurisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Meta për kthimin e ligjit për policinë e shtetit, pro te cilit ka qene vetem deputeti Myslym Murrizi.
Sipas Kreut të Shtetit, “ligji krijon hapësira për të gjurmuar dhe mbikëqyrur çdokënd përgjatë procesit zgjedhor”.
“Policia e Shtetit mund të keqpërdoret për të survejuar kundërshtarët politik të forcës qeverisëse dhe intimiduar qytetarët apo mbështetësit e tyre”, lexohet në arsyetimin e Metës.
Tashmë ky ligj duhet të kalojë edhe tek Komisioni i Ligjeve dhe më pas në Kuvend për t’u rivotuar. Gjithë debati për ndryshimet në këtë ligj qëndrojnë tek kompetencat e Policisë për të përgjuar, por që më pas ky term u zëvendësua me ‘mbikqyrje’.