Një i burgosur në institucionin e vuajtjes së dënimit në Peqin i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Burime mediatike bëjnë të ditur se i ndjeri Gjergji Selimi kishte dhe dy vite dënim. Kanë qenë gardianët e burgut ata që kanë konstatuar trupin e pajetë të të dënuarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Ka nisur hetimi lidhur me shkaqet që e kanë çuar të dënuarin drejt vetëflijimit.
