Rëndohet bilanci i krimit të rëndë që tronditi Klosin këtë të mërkurë.
Dyshohet të jetë vetëvrarë autori i dyshuar Fiqiri Mjeshtri, i cili qëlloi për vdekje babë e bir në Klos, Ilir dhe Kenado Shira.
Mësohet se autori me mbiemër Mjeshtri ishte i afërt me viktimat me mbiemër Shira.
Ndërkohë mësohet se dy persona të tjerë janë arrestuar me mbiemër Mjeshtri dhe ndodhen në Komisariatin e Klosit.
Sipas burimeve, mësohet se dy personat që kanë mbetur të plagosur janë nisur për në Tiranë, për ndihmë më të specializuar teksa njëri prej tyre është në gjendje kritike për jetën.
