Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmon në detyrë Adriatik Ago, zv/drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA.
Gjatë ditës së mërkurë, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, i përbërë nga treshja, Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko, ka vlerësuar si të saktë deklarimin e bërë nga Adriatik Ago, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA. Në këtë drejtim, ky Komision ka vendosur të konfirmojë në detyrë Agon.
Numri dy i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Adriatik Ago, doli para KJV 5 ditë më parë, ku trupa e Komisionit theksoi se nga të dhënat që ka mbledhur, Ago ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe ka burime që e justifikojnë.
