Besim Shabani, zv.drejtor në Drejtorinë për Sigurinë Fizike të Personaliteteve të Larta Shqiptare dhe familjeve të tyre, në Gardën e Republikës është shkarkuar nga vetingu në polici.
Trupa e vlerësimit e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit e përbërë nga Ledian Rusta, Luljeta Qoku, Sonila Kadareja ka vendosur shkarkimin e tij.
Shabani është shkarkuar për probleme me pasurinë ndërsa ka rezultuar i pastër në figurë dhe nga ana profesionale.
