Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vetoja bullgare: BE pranon dështimin

20:59 / June 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BE 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian u shprehën të pakënaqur me rezultatet e samitit të kësaj të Enjteje në Bruksel, ku Bullgaria nuk pranoi të heqë Veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke mbajtur peng edhe Shqipërinë.

Për shkak të këtij bllokimi, edhe konferenca për median e planifikuar pas Samitit, e presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen u anulua me justifikimin për shkaqe kohore.

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberto Metsola ishte vetmja zyrtare lartë e BE-së që foli pas samitit të BE-së, duke demonstruar dhe pafuqishmërinë e Unionit, edhe pse shtoi se po punohet për të bindur Bullgarinë.

“Mendoj se do të ketë ende zhvillime në këtë pjesë mbi të cilat në mund të shpresojmë në orët në vijim. Këtë gjë folëm me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Arrij të kuptoj ndjenjën e frustrimit kur një vend bën një, dy, tre apo 15 hapa drejt progresit dhe mbahet peng apo përballet me diçka që nuk është e drejtë”.

Më herët shefi i diplomacisë evropiane, Jozef Borrell duke iu referuar vetos bullgare, tha se sa më shumë shtete anëtare të jenë në BE, aq më e vështirë do të jetë që të merren vendime unanime.

“Zhgënjimi im, mendoj, është zhgënjimi i shumë njerëzve. Sot do të duhet të nisnim procesin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe jam shumë i zhgënjyer nga mënyra se si janë bërë gjërat dhe fakti që një vend i vetëm po bllokon të gjithë procesin. Ne duhet të rishikojmë vendimin tonë për metodat e punës”.

Ndërsa Greqia rekomandoi caktimin e vitit 2033 si një afat kohor për përfundimin e procesit të pranimit për Ballkanin Perëndimor, por edhe në këtë pikë nuk pati konsensus në Bruksel.

“Greqia qëndron në anën e Ballkanit Perëndimor, si ekonomia më e madhe në rajon, si një vend që ka korrur përfitimet e anëtarësimit në familjen evropiane”.

Çështja e negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor u mbyll në ditën e parë të samitit të Këshillit Evropian. Pas këtij dështimi, edhe propozimi i presidentit Macron për zgjidhjen e konfliktit mes Sofjes dhe Shkupit mund të shuhet me mbylljen e presidencës franceze të BE-së.

bullgare deshtimin vetoja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.