Policia ka nisur një operacion të gjerë kundër njësive që merren me prodhimin e kriptovalutave në vend. Një ditë më parë u godit një njësi në Shijak ku u arrestua edhe një person, ndërsa blutë bëjnë me dije sot edhe për një rast tjetër në Durrës ku janë arrestuar tre persona.
Ata akuzohen për veprat penale të “Mashtrimit Kompjuterik”, “Ushtrimi pa liçencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale” .
Policia vlerëson se deri më tani, në këto njësi ishte investuar 1 milion euro, ndërsa janë sekuestruar pajisje të shumta.
