Një grua e cila u ndalua për shkelje të rregullave të qarkullimit, ka tentuar t’i japë punonjëses së policisë 50 mijë lekë të reja, për të vazhduar punën e saj, por përfundoi nën pranga. 39-vjeçarja numëron paratë, ndërkohë që polici i kërkon letrat e makinës. Kur ajo ia jep lekët së bashku me lekët, polici thotë: Më jep vetëm letrat. Ndërkohë që tregon para kamerës së policisë 50 mijë lekëshin ryshfet.
Polici: Po këto për çfarë mi dhe?
A.K: Për të pirë një kafe.
Polici: Këto jo, letrat e mjetit dhe siguracionit.
