Monitoruesi i BBC-së , Francis Scarr, ka publikuar një video në profilin e tij në twitter në të cilën tregohet një sekuencë gjatë një debati në një televizion rus.
Drejtuesi i emisionit, Vladimir Solovyov, që është një prej propaganduesve kryesor që i shërben Vladimir Putinit, gati sa nuk i është përplasur fizikisht me një analist nga ukraina, teksa ky i fundit ishte pjesëmarrës në debat dhe po përpiqej t’i kundërpërgjigjej Solovyuovit.
“Vetëm një ukrainas vazhdon të shfaqet në debatet ruse. Ja çfarë ndodh kur ai përpiqet të kundërpërgjigjet”, ka shkruar Scarr teksa me poshtë ka cituar fjalët e Solovyov.
“A e kemi bombarduar ndonjë shtëpi, një të vetme!?. Ato janë të gjitha objekte të ushtrisë. Por çfarë i kanë bërë zonave të banimit në Donestk bastardët dhe të poshtrit tuaj”, shpërthen me nervozizëm gazetari i njohur për mbështetjen ndaj Putinit.
Siç ka shkruar Scarr, një shpërthim i tillë ka ardhur në momentin kur ukrainasi i është kundërpërgjigjur propagandës ruse dhe ka thënë se Rusia është duke bombarduar zonat e banuara në Ukrainë.
Only one Ukrainian still appears on Russian talk shows. This is what happens when he attempts to push back
— Francis Scarr (@francska1) April 1, 2022
Solovyov: “Have we bombed a single housing block?! A single one?! Those are all army sites! But what did your bastards and scumbags do to the residential area in Donetsk?!” pic.twitter.com/ORPSwUpi15
