Ansi Agolli ka luajtur ndeshjen e fundit të tij me skuadrën e Karabakut në Azerbajxhan dhe karriera e tij tashmë do të vijojë karrierën në Amerikë.
Dje ai i ka dhënë lamtumirën skuadrës dhe tifozëve, ndërkohë që ishte një personazh mjaft i dashur në këtë vend.
Në letrën e tij të lamtumirës dy ditë më parë Ansi do të thoshte se 9 vite në Azerbajxhan fitoi shtëpinë e tij të dytë.
Kreu i shtetit Ilir Meta u takua me Ansin javën e shkuar ku ndodhej në Baku për vizitën zyrtare, dhe nuk ka harruar ti urojë suksese në Facebook duke postuar dhe një video nga ndeshja e fundit e Agollit.
“Pak ditë më parë pata kënaqësinë të ritakohesha në Baku, me futbollistin tonë të shquar, Ansi Agolli. Ndryshe nga herët e tjera, ai ishte shumë i emocionuar pasi ishin ditët e fundit të tij, pas 10 vitesh kontribut, si titullar i ekipit më të mirë të Azerbajxhanit, Karabagut. Jo vetëm unë, por cilido që në Baku është prezantuar si shqiptar, jam i bindur se ka dëgjuar fjalët më të mira për Ansi Agollin, i cili ka qenë edhe ambasadori ynë më i mirë atje. Duke i uruar Ansit suksese të mëtejshme në karrieren e tij të shkëlqyer sportive, kam kënaqësinë të ndaj me ju disa momente të lamtumirës së tij me ekipin kampion dhe fansat e tij”, shkruan Meta.