Një skenë emocionuese ka ndodhur në Kampionatin Botëror të Atletikës, IAAF në Doha, aty ku Braima Suncar Dabo ka dhënë leksione të vërteta prej sportisti. Atleti i Guinea-Bissau ka ndihmuar rivalin e tij, Jonathan Busby të Arubës për të përfunduar garën e 5000 metrave. Temperaturat e larta dhe gjatësia e madhe e garës bëri që Busby të mos kishte fuqi për të mbyllur garën, diçka të cilën e bëri me ndihmën e Dabo. 26 vjeçari pa gjendjen aspak të mirë të kundërshtarit të tij dhe vendosi të ndërpresë kohën e shpejtë për t’i ardhur në ndihmë.
Postime te ngjashme
Add A Comment
