Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë plagosur pasi një gropë e madhe “gëlltiti” autobusin me të cilin ata ishin duke udhëtuar, por edhe këmbësorët që po kalonin aty.
Ngjarja ka ndodhur në Xining, rajon në Kinën qendrore. Pamjet tregojnë një shpërthim pak pasi autobusi ra brenda gropës. Vitet e fundit në Kinë janë regjistruar një sërë aksidentesh vdekjeprurëse me gropa të mëdha që hapen në rrugë. Pamjet e incidentit të fundit tregojnë njerëzit që prisnin në stacionin e autobusit dhe që nisën të largohen pasi toka nën autobus nisi të tronditej.
Sipas medias kineze gropa kishte një diametër prej 10 metrash dhe nuk dihet qartë sa pasagjerë ka pasur autobusi në momentin e incidentit.