Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

VIDEO/ Basha bën publike historinë e biznesmenit nga Tirana: Ja si ra në kurth!

09:45 / October 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5f8bea1653152
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka bërë sot publike historinë e një pronari të një biznesi të vogël dhe përmes tij ngre alarmin për situatën ekonomike në të cilën ndodhet vendi ynë.

“Shqiptarët po përjetojnë krizë të thellë ekonomike dhe papunësie. Plani ynë shmang katastrofën për biznesin dhe mban njerëzit në punë. Koha nuk pret!”, shkruan Basha krahas videos.

Në videon e publikuar nga Basha, Met Sejdini, pronar i një bar-restoranti në Tiranë, thotë se në vitin 2018 xhiroja e biznesit që kishte kapur shifrën e 33 milionë lekëve të vjetra, me vendim qeverie e kaluan në biznes me TVSH.

Kjo gjë e detyroi atë të paguajë kostot e larta të detyrimeve që i ngarkohen biznesit të tij. Ai shprehet se në 2019-ën, si rezultat i rënies së konsumit, edhe te biznesi i tij pati rënie të xhiros dhe kjo xhiro vajti në 22 milionë lekë, por ai vazhdon të paguajë detyrimet si biznes me TVSH. Përpos kësaj, ai duhet të paguajë edhe taksat e bashkisë, që janë një kosto shtesë dhe që e kanë bërë që biznesin ta mbajë me sforco të mëdha duke marrë kredi për ta mbajtur hapur.

“Quhem Met Sejdini. Kam një biznes privat prej 17 vitesh familjar, të cilin e punojmë. Është kryesisht shërbim bar-restorant. Që nga 2018-ta, xhiro e deklaruar prej 33 milionë lekësh, me vendim qeverie kalova biznes me TVSH, duke rritur kostot, sidomos kostot e ekonomistit edhe një sërë detyrimesh që i ngarkoheshin biznesit është TVSH-ja, e cila fillimisht u bë shumë e ngarkuar dhe kalonte vlerën në vit 70 mijë lekë të reja. Në 2019-ën, si rezultat i rënies së konsumit, edhe te biznesi im pati rënie xhiro dhe kjo xhiro vajti në 22 milionë lekë. Unë përsëri vazhdoj të paguaj detyrimet si biznes me TVSH. Njëkohësisht taksat e bashkisë, siç janë ato të pasurisë dhe ato të infrastrukturës të arsimit dhe pastrimit, janë një kosto tjetër shtesë dhe aq më shumë që këto taksa vajtën përsëri në vlerën 70 milionë lekë. Kjo është të mbetesh dhe të rezistosh me shumë sforco dhe në periudhën që flasim jemi pa paguar dhe detyrimet e sigurimeve shoqërore, dhe një pjesë e kësteve të bankës që kemi marrë si kredi për të mbajtur në këmbë, ose për të bërë rikonstruksione në këto biznese”,- shprehet ai.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/3477985718955219

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.