Që prej orës 18:00 akset kryesore rrugore janë bllokuar nga protestuesit e opozitës.
Vetë kryetari Lulzim Basha po drejton protestën në aksin rrugor Bradashesh-Elbasan.
Basha dhe simpatizantët e opozitës kanë përshkuar në këmbë dy herë nga rrethrrotullimi që hynë në Elbasan dhe tek te rrethrrotullimi i “Metalurgjikut”.
Por gjatë këtij tubimi në një moment gjatë ndezjes së një fishekzjarri, simpatizantët e PD-së desh kanë “lënë” flokët.
Kjo ka zgjatur pak minuta dhe pasi u siguruan që askush nuk mbeti i djegur, Basha dhe përkrahësit e kanë kaluar me të qeshura.
