Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO / Biznesmeni nga Saranda merr djalin e nipin dhe rrahin barbarisht qytetarin në mes të rrugës

22:29 / April 8, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Erion Prifti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Personi që shihni në foton e mësipërme është Erion Prifti, një qytetar nga Saranda që është dhunuar barbarisht nga biznesmeni Nexhip Sulejmani, djali dhe nipi i tij. I gjithë konflikti ka nisur për një leje ndërtimi që Bashkia Sarandë i ka dhënë biznesmenit për ndërtimin e një objekti i cili nuk respekton distancën me objektet e tjera të zonës.

Objekti që po ndërton Nexhip Sulejmani i zë dritaret dhe ballkonet e shtëpisë të dhunuarit, çka ka sjell konfliktin mes dy palëve derisa në datë 4 prill 2020 biznesmeni bashkë me djalin dhe nipin i kanë dalë para Erion Priftit dhe e kanë rrahur barbarisht në mes të rrugës.

Vetë i dhunuari ka thënë për emisionin STOP se kamerat e një biznesi kanë filmuar të gjithë skenën e dhunës, ndërkohë Policia sipas Erion Priftit nuk ka ndaluar apo arrestuar asnjë nga tre dhunuesit e sipër përmendurit.

Video – STOP: Momenti kur Nexhip Sulejmani, djali dhe nipi i tij dhunojnë qytetarin Erion Prifti

Intervista e të dhunuarit me gazetarët e emisionit STOP:

I dhunuari Erion Prifti: Quhem Erion Prifti! Jam banor i rrethit të Sarandës. Kam marrë një apartament në lagjen Kanali i Cukës. Aktualisht apartamenti ndodhet mbi Hotel Nertilin, pranë BukenVilës. Unë me zotërinë në fjalë kam një procedurë gjyqësore. Kisha bërë një kërkesë para nja 3 muajsh, për t’i ndërprerë punimet edhe për shqyrtuar, sesi ka dalë, sesi është leja e atij zotërisë…? Zotëria në fjalë më ka ardhur tek ballkoni dhe më ka prish të gjithë fasadën e shtëpisë time.

Gazetari: Pra ky është konflikti, ju jeni në një proces gjyqësor me zotin Nexhip Sulejmani?

I dhunuari Erion Prifti: Unë jam në një proces gjyqësor me zotin Nexhip Sulejmani edhe për arsyen, se kemi këtë koronavirusin dhe nuk pata mundësi, që të vazhdoja ta hidhja në gjyq në themel edhe e lashë situatën, që të mbarojë një çikë kjo situata e vështirë që ndodhemi tani në këto momente… Nejse! Pas këtij konfliktit, që pata me bisedime me Nexhip Sulejmanin, zbres poshtë nga ora 12:20-12:25, iki të marr nja dy gjëra në supermarket, për fat të mirë dhe supermarketin e kam në derë të shtëpisë, ndërkohë që pa vajtur atje, ndodhi ajo, që ndodhi…

Gazetari: Kush është ai personi që ju ka ndalur në fillim?

I dhunuari Erion Prifti: Djali i zotit Nexhip Sulejmanit, dhëndri i Nexhip Sulejmanit dhe nipi i Nexhip Sulejmanit. Personi, që më mban nga krahu, më thotë dua të bëj një bisedë, të sqarojmë një gjë.

Gazetari: Kush ishte ky personi që të ndaloi në fillim?

I dhunuari Erion Prifti: Nuk e njoh me emër, është nipi i Nexhip Sulejmanit, personi i dytë, që vjen direkt dhe bën goditjen, është djali i Nexhip Sulejmanit, personi i tretë, që afrohet dhe më gjuan është Nertili, dhëndri i Nexhip Sulejmanit.

Gazetari: Ju keni denoncuar, ju ka ardhur policia? Doktori çfarë ka thënë?

I dhunuari Erion Prifti: Doktori erdhi, mbajti një proces-verbal, erdhi dhe OPGJ, mbajti dhe ai një proces-verbal. Mbas një momenti kishin shkuar tek dyqani ku mora videot edhe i kishte treguar videot zotëria, shikoni çfarë i keni bërë djalit. Dhe i kishin thënë që ne do t’i vrasim fare, do t’i zhdukim si pallat.

Gazetari: Personat që ty të kanë dhunuar nuk janë arrestuar?

I dhunuari Erion Prifti: Po!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sezoni i ri në kampionatin anglez, risi për gjyqtarët dhe VAR-in

15:59 / August 21, 2026

Shqipëria përfiton 61 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së, Karakaçi: Rezultat i reformave në energjetikë

15:37 / August 21, 2026

“Sokrat, jemi këtu o shpirt”/ I dyshuari për vrasjen e portugezit mbërrin në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, familjarët e presin jashtë

15:28 / August 21, 2026

Kurbin, zjarri përfshin kurorën me pisha dhe u afrohet banesave! Evakuuohen banorët

15:09 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.