Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

VIDEO/ Çelet sesioni i ri i Kuvendit, Spiropali: Shqipëria ka nevojë për votat e Diasporës

18:46 / January 20, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 3 10
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi çeli sot sesionin e VIII të legjislaturës së X, të parën për këtë vit 2025. Seanca plenare nisi me nderimin e himnit kombëtar. Më pas kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali njoftoi deputetët se mesazhin e Presidentit Bajram Begaj me rastin e sesionit të ri parlamentar e kanë në dispozicion.

Spiropali mbajti më pas fjalën përshëndetëse, ku theksoi se ndryshimi nga Kuvendi i Shqipërisë i legjislacionit zgjedhor dhe krijimi i mundësisë që pjesëtarët e diasporës të votojnë për zgjedhjet në Kuvend nga vendet pritëse është ndër arritjet më të shënuara të legjislaturës që po mbyllim. Spiropali falënderoi të 4 grupet parlamentare për mbështetjen e plotë të këtyre ndryshimeve në legjislacionin zgjedhor.

”Hapëm udhë që kontributi ekonomik të plotësohet edhe me pjesëmarrje politike dhe elektorale. Shkurtuam deficitin demokratik. Shqipëria prej fillimit të viteve 90 është nga vendet me fluks më të lartë emigrimi. Shquhen për punën palodhur dhe integrimin e shpejtë dhe marrëdhëniet e ngushta me institucionet. Janë qytetarët dhe shtetas të denjë. Një pjesë e tyre kanë fituar shtetësinë dhe ushtrojnë të drejtën elektorale. Këto mund ti ushtrojnë dhe në atdheun e tyre. Kanë më tepër hapësira të marrin drejtpërdrejtë në qeverisjen e vendit. Sa më shumë marrin pjesë në zgjedhje aq më shumë kontribuojnë. Shqipëria ka nevojë jo vetëm për 1 mld euro por edhe votat prej tyre.

Arritje tjetër është përshpejtimi i ritmeve drejt BE. Kjo shpejtësi ka qenë më e madhe se çdo periudhë që pas marrjes së statusit të vendit kandidat. Muajt e fundit patëm tryezën e dytë dhe të tretë dhe hapjen e negociatave për grup kapitujt themelore. Tirana qendra e gravitetit të integrimit të rajonit.

Në maj do jemi mikpritës të samiti të 6 të Komunitetit politik europian. Në 2027 do mirëpresim samitin e NATO. Kuvendi ka realizuar objektivat për udhëheqjen e anëtarësimit.Anëtarësimi në 2030 është objektiv strategjik kombëtar. Ky është prioriteti i Shqipërisë deri në mbylljen e legjislaturës”.

Elisa Spiropali kuvend
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.