Diçka e pazakontë ka ndodhur në Indi ku qielli u zbardh papritur ndërsa në të ndriçonin disa objekte, të cilët binin me shpejtësi të madhe në tokë. Mijëra njerëz pnë të habitur këtë fenomen dhe nxituan të nxirrnin telefonat e tyre për të filmuar atë që po ndodhte në hapësirën qiellore.
Asteroid strikes seen in Amravati Maharashtra Today ☄️ pic.twitter.com/YZcO5Ze7U8
— sumer (@cyber__punk_) April 2, 2022
Videot të cilat u shpërndanë nëpër rrjetet sociale nga India tregonin disa objekte që digjeshin në atmosferë, çka të jepnin përshtypjen e një asteroidi të madh që po binte.
Akoma nuk dihet saktësisht se me çfarë kemi të bëjmë, por disa të dhëna thonë se bëhet fjalë për një raketë kineze, e cila është rifutur në atmosferën e tokës pasi dërgoi në orbitë disa satelitë.
Theksojmë se në orbitë tashmë gjenden mijëra satelitë dhe shtete të ndryshme bëjnë me faj njera-tjetrën se e kanë mbushur hapësirën me mbetje satelitësh dhe raketash, të cilat herë pas here rikthehen në atmosferë duke shkaktuar spektakle të tilla.
