Një polic trafiku ka përjetuar ditën e tij më të keqe në jetë pasi tentoi ti vendoste gjobë një shoferi për parkim të gabuar.
Polici mbeti i kapur në pjesën e përparme të automjetit ndërsa shoferi i dha makinës me shpejtësi për t’u larguar.
Pamjet e filmuara brenda makinës në një mbikalim në qytetin e Guëahatit, në Indinë veri-lindore, tregojnë policin që i bërtet shoferit.
Por burri pas timorit refuzon të ndalojë apo të ngadalësojë shpejtësinë pavarësisht britmave të dy pasagjerëve të ulur në sendiljen e automjetit të tij.
Më në fund ai ndaloi dhe polici nuk pësoi dëmtime. Shoferi u arrestua dhe automjeti i tij u sekuestrua.
