Policia e Shtetit ka postuar një video të kundravajtësve rrugorë, ku dallohet qartë një mjet që bën drifting, apo dhe një tjetër që ecën me shpejtësi të lartë dhe përplaset me një mjet tjetër në një lagje të Tiranës.
Apo qoftë edhe në shëtitore, aty ku luajnë fëmijët dhe qarkullojnë këmbësorët, duke u bërë potencial i rrezikshëm për sigurinë e jetës në rrugë. Policia e Shtetit ka publikuar dhe gjobat për secilin kundravajtës teksa ka një apel: “Të bësh drifting, të qarkullosh me shpejtesi të lartë, veçanërisht në qendrat e banuara, apo në shëtitore aty ku luajnë fëmijët dhe qarkullojnë këmbësorët, janë veprime që cënojnë dhe rrezikojnë sigurinë e jetës në rrugë dhe njekohesisht shkelje që kushtojnë shumë”, shkruan policia në Facebook.
Ndërkaq, policia vijon fushatën e bashkëpunimit me qytetarët, mesa duket me një slogan të ri “Sheh diçka, thuaj diçka”.
