Juventusi ia ka dalë të kthehet në vendin e parë të renditjes së Serisë A, duke mundur në shtëpi 2-1 Xhenoan në një ndeshje ku Tiago Mota thuajse po i bënte një nder ish-skuadrës së tij, Inteit, duke ndalur bardhezinjtë. Ka qenë një ndeshje e përjetuar me shumë emocione deri në vërshëllimën përfundimtare pasi ka pasur gjithçka në të.
Juventusi dominoi ndeshjen dhe gjeti golin me anë të Bonuçit, por u arrit pak minuta më vonë nga Kouame i cili dërgoi topin në rrjetë me një gjuajtje që mashtroi Bufon. Nga ai moment, Juventusi nisi ofensivën e plotë drejt portës së Xhenoas, i ndihmuar edhe nga kartoni i kuq i Kasata. Por bardhezinjtë shpërdoruan shumë raste dhe komplikuan gjithçka ku Rabio i futur në lojë për të ndihmuar mesfushën, u ndëshkua shumë shpejt edhe ai me të kuq.
Në minutat shtesë, kishte emocione fillimisht për një gol të Ronaldos, të anuluar nga VAR. Por pikërisht në minutën e fundit ishte portugezi që fitoi penallti e më pas e ekzekutoi saktësisht, duke siguruar suksesin që ktheu skuadrën e tij në vendin e parë në renditje.