Mëngjesin e kësaj të hëne kryeministri Edi Rama e ka nisur me ndeshjen e së dielës mbrëmë, ku kuqezinjtë fituan bindshëm kundër Polonisë në “Air Albania”.
Duke i cilësuar si dy eurogola, kreu i qeverisë shton në videon e publikur, edhe komentin se kuqezinjtë i dhuruan të gjithë shqiptarëve një gëzim të madh.
“MIRËMËNGJES dhe me dy eurogolat e një mbrëmjeje të paharrueshme në Air Albania Stadium, ku kuqezinjtë i dhuruan të gjithë shqiptarëve një gëzim të madh me fitoren që i nxorri në krye të grupit si asnjëherë më parë, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama.
