Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Video/ Dyrnjaja nxjerr nga studio Logun: Hera e parë që më vjen një kamikaz në emision

09:39 / December 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
emisioni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emisioni ‘Top Talk’ i gazetarit Denis Dyrnjaja përfundoi shumë papritur dhe me tensione. Ditën e djeshme më program ishte i ftuar Marash Logu, këshilltari ligjor i Partisë Demokratike i cili u ankua fillimisht për kohën televizive pasi sipas tij nuk po i jepej koha e duhur për të folur në lidhje me temën e inceneratorëve. Logu kërkoi të dinte nga gazetari se nëse do ti vinte koha për të folur pasi kishte 10 minuta që po qëndronte i heshtur. Më pas situata u agravua kur Dyrnjaja i tha se po sillej si kamikaz, fjalë për të cilën Logu kërkoi ndjesë nga ana e moderatorit. Në fund, emisioni u mbyll me largimin e Logut nga studio pasi ia kërkoi Dyrnjana disa herë me radhë.

DEBATI:

Marash Logu: Zoti Dyrnjaja, ju lutem unë kam 10 minuta që jam në studion tuaj, nëse nuk doni që të zhvilloj një bisedë me ju më thoni pasi dhe unë kam punët e mia. Unë duhet të them mendimin tim, për shkak se unë bëra një parantezë dhe për shkak të kësaj doni të çensuroni të gjithë fjalën time ju lutem shumë..

Denis Dyrnjaja: Mos u kompleksoni, mos u kompleksoni nga kjo gjë.

Marash Logu: Nuk po kompleksohem për asgjë, më respektoni për prezencën dhe për atë që përfaqësoj.

Denis Dyrnjaja: Kur të jap fjalën, më lejo ta moderoj.

Marash Logu: Po pra me respekt për të ftuarit, ndjesë që po ta them këtë se jeni gazetar me eksperiencë.

Dyrnjaja: Mua me thënë të drejtën më ndodh në herën e parë pas 4 vitesh në këtë eksperiencë që të më vijë një kamikaz dhe të më bëjë një gjë ndryshe në televizion. Për respekt të etikës televizive të mos e vazhdojmë më.

Logu: Të ftuarit vijnë, kundërshtojnë po jo ti quani kamikaz. Dhe unë mund t’ju them kamikaz i medias, cfarë do të thotë kjo, e para kërko falje se është ofendim ti thuash dikujt kamikaz

Dyrnjaja: Unë nuk do të kërkoj falje për këtë rast.

Logu: Ti nuk mund të më censurosh fjalën time zotëri, nëse nuk është me interes dakord..

Dyrnjaja: Uljani zërin zotërisë, të lutem mund të largohesh nga studio, të lutem mund të coheni nga studio.

Logu: Nuk mund të vini të bëni këtë gjë.

Dyrnjaja: Faleminderit, nesër do të shihemi prapë bashkë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026

Turqi / Të shtëna me armë pranë një shkolle, të paktën 11 të plagosur

13:37 / September 22, 2026

Eurodeputetët në Zvërnec, Beleri: Jam pro çdo investimi që bëhet sipas ligjit

11:14 / September 22, 2026

Ndryshojnë çmimet e karburanteve, ja vendimi i ri i Bordit të Transparencës

10:41 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.