Policia ka publikuar pamje të të arrestuarve të operacionit “Sezoni” të cilët vidhnin banesa në Tiranë ku merrnin kasafortat me lekë dhe bizhuteri.
Nga pamjet duket se të arrestuarit hynin në shtëpi dhe prej andej dilnin me kasafortën me vete.
Bëhet fjalë për 7 vjedhje, tre prej të cilave vjedhje kasafortash.
