Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

VIDEO/ E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë flet shqip

14:00 / August 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1722941484xcapture 29 383
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, pas marrjes së detyrës u është drejtuar me një mesazh në gjuhën shqipe të gjithë qytetarëve tanë, ndërsa është shprehur e gatshme të zbulojë më shumë për Shqipërinë dhe kulturën.

Përmes një videomesazhi të publikuar nga ambasada e SHBA-së në Tiranë, VanHorn tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura për të qëndruar në krah të Shqipërisë dhe për ta mbështetur në rrugën e saj drejt integrimit në familjen e Bashkimit Evropian.

“Përshëndetje të gjithëve, Unë jam Nancy VanHorn dhe jam e nderuar të filloj punë si e Ngarkuar me Punë në ambasadën e SHBA-ve, këtu në Tiranë.

Nga viti 2007 kur ju bashkova shërbimit të jashtëm të Shteteve të Bashkuara, kam punuar si diplomate në të gjithë Europën Lindore, përfshirë ambasadat në Ukrainë, Armeni dhe Rusi.

Jam e emocionuar që jam në Shqipëri dhe që do të punojmë së bashku për qëllimet tona të përbashkëta: për të promovuar vlerat demokratike, për të rritur sigurinë dhe bashkëpunimin si aleatë të NATO-s, dhe për të cuar përpara rritjen ekonomike.

Jam e përkushtuar të mbështes Shqipërinë në rrugën tuaj drejt integrimit europian dhe të forcoj lidhjet mes dy vendeve tona.

Kam qenë duke mësuar shqip dhe mezi pres të zbuloj kulturën e pasur të Shqipërisë. Për këtë më duhet ndihma juaj për të filluar!

Kam tre pyetje për ju: Cilin vend duhet të vizitoj të parin? Cili është ushqimi që duhet të provoj patjetër? Dhe, cilin libër që tregon shpirtin e vendit tuaj më rekomandoni? Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë në vendin tuaj të bukur ! Pres me kënaqësi të zbuloj, të mësoj, dhe të krijoj miqësi që i qëndrojnë kohës”, tha ajo.

SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha kundërshton raportin e Reformës Territoriale, propozon deri në 110 bashki dhe rikthimin e komunave

15:10 / July 23, 2026

Rama mbërrin në Kuvend mes tensioneve dhe bllokimit të seancës

14:56 / July 23, 2026

Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës s’lejojnë prezantimin e raporteve për ‘Territorialen’! Boçi i bllokon foltoren Maznikut

14:15 / July 23, 2026

Protestues të maskuar nxisin përplasjen para Kuvendit! Tregojnë edhe gishtin e mesit 

14:07 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.