Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Video e nuses në Librazhd/ Avokati i Popullit: Të merren masa për mbrojtjen e 20-vjeçares

19:20 / May 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avokati i popullit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati i Popullit ka shprehur shqetësimin mbi publikimin e pamjeve, ku vjehrri dhe vjehrra i publikuan nuses së djalit videon e tradhtisë.

Në reagim theksohet se këto pamje janë të rrezikshme dhe cenuese të të drejtave themelore, ndaj kërkon marrjen e masave të menjëhershme nga ana e autoriteteve të sigurisë për mbrojtjen e qytetares së cenuar, ndëshkimin e frymëzuesve, iniciuesve dhe zbatuesve të fushatës së poshtërimit të saj publik, si dhe ndjekjen penale të kërcënuesve të jetës e sigurisë së 20-vjeçares.

REAGIMI I AVOKATIT TË POPULLIT:

AVOKATI I POPULLIT SHPREH SHQETËSIMIN MBI FUSHATËN POSHTËRUESE TË NDËRMARRË NDAJ NJË QYTETAREJE NË RRETHIN E LIBRAZHDIT

Avokati i Popullit shpreh shqetësimin mbi fushatën e përbaltjes së drejtpërdrejtë ose të tërthortë publike të identifikuar në disa media sociale apo rrjete informacioni, në lidhje me rastin e një qytetareje në rrethin e Librazhdit së cilës iu ekspozuan në mënyrë të qëllimshme detaje të jetës private me synimin e turpërimit të saj publik.

Avokati i Popullit konsideron se sipërmarrjet vullnetare në rolin e policisë martesore si dhe kriminalizimi moral i zgjedhjeve që çdo qytetar apo qytetare bën me jetën e vet seksuale janë të rrezikshme dhe cënuese të të drejtave të tyre themelore.

Gjithashtu, Avokati i Popullit vëren se sensacionalizimi i këtyre ngjarjeve të natyrës tërësisht private nga ana e disa mediave por edhe faqeve me karakter publikimesh në rrjetet sociale, i shërbejnë dëmtimit të interesave të qytetarit të vënë në shënjestër, duke e demonizuar atë si dhe duke e ekspozuar deri ndaj kërcënimeve të jetës nga ana e atyre që i keqkuptojnë limitet e të drejtave të tyre familjare apo më tej.

Avokati i Popullit kërkon marrjen e masave të menjëhershme nga ana e autoriteteve të sigurisë për mbrojtjen e qytetares së cënuar, ndëshkimin e frymëzuesve, iniciuesve dhe zbatuesve të fushatës së poshtërimit të saj publik dhe ndjekjen penale të kërcënuesve të jetës dhe sigurisë së kësaj qytetareje.

Avokati i Popullit vëren po ashtu me shqetësim se rënia e përgjithshme e cilësisë së edukimit dhe varfërimi galopant ekonomik që prodhon papunësi, emigracion dhe fragmentarizim të familjeve, po i ashpërson përherë e më shumë marrdhëniet midis qytetarëve duke krijuar tension, kontradikta dhe konfliktualitet.

Avokati i Popullit librazhd tradhtia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Peqin

09:34 / September 21, 2026

Vrasja në Sarandë, kush është viktima i njohur si “Tani Ruzhdiut”, sapo ishte liruar nga burgu pas një plagosjeje në 2025

11:39 / September 20, 2026

Sarandë, 44-vjeçari ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motorë dhe skafandra

10:58 / September 20, 2026

E qëlloi me thikë në zemër/ Flet 68-vjeçari që vrau gruan: I thosha të rrinte tek shtëpia jonë, jo tek e vajzës

17:36 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.