Avionët e fundit rusë Sukhoi Su-57, në zhvillim prej vitit 2002, do të debutojnë së shpejti në Sallonin e Aeronautikës. Por një video e publikuar nga grupi “Voyennyy Osvedomitel’” shfaq një ulje të pazakontë të një Sukhoi Su-57 në aeroportin Zhukovsky, ku avioni lëshon parashuta ndaluese para se të prekë tokën. Video është bërë gjatë përgatitjeve për panairin ndërkombëtar të aviacionit MAKS-2019 në Moskë. Disa komentues sugjeronin se ulja ishte “spektakolare”, pasi avioni zbriste me më shumë forcë se në uljet standarde, ndërsa të tjerë sugjeronin se ishte vetëm një gabim i pilotit ose thjesht një akt huliganizmi. Në fakt nuk dihet se cila ishte ulja e programuar e Su-57 apo nëse piloti po tallej, por ekspertët thonë se veprimi dëmton rëndë mjetet e uljes pasi bie në rrotat e tij me më shumë forcë nga sa është e llogaritur.
Të fundit
Postime te ngjashme
Add A Comment