Mëngjesin e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një ftesë për të gjithë që të bëhen bashkë në festivalin e muzikës Solar, që do të mbahet për tre ditë me radhë në Sarandë, nga e premtja në të dielë.
Po ashtu kreu i qeverisë thekson se eventi më i madh muzikor në bregdet në këtë fund gushti ku sezoni vazhdon me flukse të papara turistike.
“MIRËMËNGJES dhe me ftesën për në Sarandën magjike që këtë fundjavë do të pushtohet nga festivali i muzikës Solar, për tre ditë nga e premtja në të dielë, eventi më i madh muzikor në bregdet në këtë fund gushti ku sezoni vazhdon me flukse të papara turistike, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Ky festival do të jetë kombinimi i muzikës së mirë, festave të jashtëzakonshme në anije, si edhe të pushuarit në plazh përgjatë ditës. Festivali do ketë një program argëtues të jetës së natës ndryshe nga festivalët e tjerë.
