Më datë 25 maj, Tirana do të presë eventin e madh futbollistik dhe historik për vendin tonë, finalen e Conference League mes Romës dhe Feynord të cilat do të kërkojnë trofeun e këtij kompeticioni. Ky takim i këtij niveli do të luhet në stadiumin “Air Albania”, ndërkohë që kjo është hera e parë që vendi ynë pret organizime të tilla.
Një ngjarje e tillë ngre lart imazhin e vendit tonë, ndërsa së fundmi, UEFA Conference League ka zgjedhur t’ja prezantojë botës në mënyrën më të bukur kryeqytetin tonë.
Në një video 30 sekondëshe të bërë publike në rrjetet sociale shfaqen disa nga pikat identifikuese të Tiranës, si Sheshi Skënderbej, Pazari i Ri, Zogu i Zi…për ta mbyllur në fund me një prezantim në detaje të stadiumit “Air Albania” dhe të trofeut për të cilin do të “luftojnë” Roma dhe Feyenoord.
Krahas kësaj videoje në postimin e UEFA Conference League shkruhet: “Mirë se vini në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Duart lart nëse do të jeni në finalen e #UECL.”
Tashmë një pjesë e tifozëve të Romës dhe Feyenoord kanë mbërritur në vendin tonë, ndërsa me dhjetra mijëra të tjerë pritet të vijnë në Tiranë deri të mërkurën.
☀️ Welcome to Tirana, the capital of Albania 👋
— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) May 23, 2022
Hands up if you'll be at the #UECLfinal 🙋 pic.twitter.com/zq0QiGfAeE
