Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Gruaja rrëfen historinë e trishtë: Ja si ma mori burrin klientja

15:56 / February 5, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

54-vjeçarja Suzana Hoxha ka treguar sot në ‘Historia ime’ një ngjarje të trishtë, e cila është përshkrim i një realiteti të hidhur në fakt.

Suzana është një grua e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve.Pas 13 vitesh emigracion në Greqi së bashku me ish-bashkëshortin dhe fëmijët, u kthyen në Shqipëri dhe vendosën të blejnë lokal dhe të hapin biznesin e tyre.

Por ishte pikërisht ai lokal që do ju sillte problemet më të mëdha dhe do bëhej pikënisja e një marrëdhënieje të re për burrin e saj.

Ajo ishte 47 vjeçe, ndërsa babai i fëmijëve të saj 50 vjeç, kur ata vendosën të ndahen. Për Suzanën ka qenë shumë e vështirë dhe një traumë e vërtetë.

Sa vjeç je Suzana?

Suzana Hoxha: Jam 54 vjeç, edhe kam dy fëmijë jam e divorcuar, banoj këtu në Tiranë.

Kur je njohur me bashkëshortin?

Suzana Hoxha: Në vitin 1988 u njoha me ish-bashkëshortin tim, u martuam, u bëmë me dy fëmijë. Çdo gjë rridhte normalisht. Në vitin ’90 ish-bashkëshorti shkon emigrant në Greqi dhe në ‘97 arritëm të shkonim edhe ne si familje.

U zhvendosët në Greqi?

Suzana Hoxha: Po, emigrante, çdo gjë shkonte në rregull si të gjitha familjet. Vendosëm të ktheheshim në Shqipëri, mbas një farë kohe lodhje, sakrifice.

Në çfarë viti?

Suzana Hoxha: Në vitin 2010!

Sa jetuat në Greqi?

Suzana Hoxha: Ish-bashkëshorti i bie 17 vjet, kurse ne familjarisht 13 vjet. U kthyem në Shqipëri, blemë lokalin, shtëpinë. Hapa edhe unë një parukeri sepse kisha mbaruar shkollën 1-vjeçare në Athinë. U stabilizuam.

Kishit dy fëmijët?

Suzana Hoxha: Po! Familja jonë ishte shumë e rregullt. Mbas 6 muaj marr divorcin.

Çfarë ndodhi se ju ishit një familje e shëndetshme?

Suzana Hoxha: Këtu ramë në kontakt me realitetin shqiptar, që ishte ndryshe, kishte avancuar jo si e kisha lënë. Kur erdha, kishin ndryshuar çdo gjë.

Çfarë ndodhi, çfarë e tronditi martesën tënde?

Suzana Hoxha: Konkretisht në bar kafe vinin gra dhe femra të kalibrave të ndryshme, të niveleve të ndryshme. Kishte dhe nga ato gra që duan ta ndërtojnë jetën, të shkojnë nga shkalla e parë në të dhjetën menjëherë. T’i gjejnë gjërat gati. Si përfundim, ne arritëm në divorc sepse u shfaq dëshira nga ish-bashkëshorti për një fytyrë të re.

Ai u lidh me dikë tjetër?

Suzana Hoxha: Po u lidh!

Gjatë kohës që ishte i martuar me ty?

Suzana Hoxha: Po dëshironte dhe të ecte, të përparonte.

Donte të krijonte familje dhe me atë tjetrën?

Suzana Hoxha: Po patjetër!

Ta tha këtë apo e zbulove vetë?

Suzana Hoxha: Faktikisht nuk e pohoi fillimisht, por në ditët e ardhshme po njihej më qartë.

E njihje personin në fjalë?

Suzana Hoxha: Vinte pinte kafe përditë në lokalin tonë. Ishte një mësuese nga Kolonja. Edhe derisa arritën dhe në këtë moment unë bëra mbrapa.

Fëmijët qëndruan me ty?

Suzana Hoxha: Fëmijët qëndruan me mua, e kishin shumë të rëndë se u rritën dhe me atë. Nuk e kuptoj si e bëri dhe ai, në një moshë 50 e ca vjeç dhe mbas 23 vjetëve martesë, të arrish të divorcohesh. Ishte shumë e vështirë për mua, ishte një traumë. E përjetova shumë.

Sa vjeç ishe?

Suzana Hoxha: 47 vjeç!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Shqipëri/ Reagon presidentja e KE, Von der Leyen: Presioni nga zjarret po rritet, BE-ja në gatishmëri për të ndihmuar

20:53 / August 15, 2026

Ministri Nufi: Disa vatra zjarri aktive në Dajt, Bulqizë dhe Lurë. Nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara

20:28 / August 15, 2026

Mesazhet mashtruese online, Policia: Si të veproni që të mbroheni nga abuzuesit

20:22 / August 15, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.