Në gjykatën e Shkodrës jepet sot masa e rivlerësimit të sigurisë për 12 të arrestuarit e operacionit “Maranaj”, të njohur si grupi i fajdexhinjve. Të gjithë ata, përfshi ish drejtorin e patentave, noteren e të tjerë ish funksionarë kanë mohuar akuzat duke kërkuar në gjykatë që të lirohen.
Ata u arrestuan dy ditë më parë në kuadër të operacionit bvlic të organizuar nga policia dhe Prokuroria. “Dhënia hua e këtyre shumave është për interesa shume te larta qe vardojnë nga 3%-20% ne jave nga ana e persona te implikuar. Gjate hetimit te kryer rezultoi përvetësimi nga ana e te dyshuarve te disa pasurive te luajtshme, automjete te riregjistruara në emër te tyre dhe pasurive te paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), prona per te cilat kishte kaluar pronësia ne emër te dyshuarve”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Ndërsa policia bëri të ditur detajet e tjera të operacionit “Maranaj”. Për këtë rast reaguan dhe kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshi.
