Një i ri me mjetin e tij BMW ka “dhuruar show” në autostradën Tiranë-Elbasan në afërsi të TEG, ku në mes të rrugës ka bërë drift.
Siç shihet edhe në videon e bërë publike i riu për pak përplas edhe shokun e tij i cili kishte zbritur nga mjeti për të bërë edhe video.
Ndërkohë që ky “spektakël” i të riut ka krijuar edhe trafik në rrugë, pasi të gjitha mjetet e tjera janë ndalur.
