Një nga protestuesit është ndjerë keq dhe në pamje shfaqet tek protestuesit e tjerë i bëjnë masazh kardiak.
Protestuesi ishte në portat e kryeministrisë, dhe mund të jetë ndjerë keq për shkak të gazit lotsjellës dhe ujit me presion të hedhur nga Garda e Republikës brenda ambienteve të kryeministrisë.
Ai mbeti pa ndjenja derisa erdhi autoambulanca për ta transportuar në spital.
