Këto janë pamjet e itinerarit të shoqërimit nga policia të Lear Kurtit, i cili humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës (19 tetor).
Siç shihet në pamje policia ka qenë duke patrulluar në rrugë, ndërkohë më pas shfaqet Kurti, i cili po kalonte në rrugë me telefon në dorë, që siç duket po fliste me dikë.
Më pas shihet momenti kur dy policë njëri pas tjetrin fillojnë e ndjekin me vrap 32-vjeçarin.
Ata e kanë ndjekur për 200 metra, deri në momentin që e kanë neutralizuar në rrugën e ‘Don Boskos’.
Ndërkohë më vonë kreu i PD-së Sali Berisa ka ndarë momentin kur policia ka neutralizuar Kurtin, ku ky i fundit duket pa ndjenja.
Më pas ai është transportuar për në komisariatin nr,3 ku dhe ka shfaqur probleme shëndetësore.
Kurti sipas informacioneve, ka mbërritur pa shenja jeta në spitalin e Traumës. / Euronews
