Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

VIDEO/ Kamera e fshehtë, Tan Brahimi përballet me ‘kushëririn’ mashtrues: Hajde sqarohemi jashtë lokalit

10:21 / April 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tan brahimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tan Brahimi është personazhi i radhës që ka rënë “pre” e kamerës së fshehtë të “Piranjave”. Shkodrani, i cili armën më të fortë ka batutën u bë pjesë e një konflikti, me protagonist një mashtrues nga qyteti i tij i lindjes. Mashtruesi po nxjerr fitime nëpër lokalet e Shkodrës, duke përdorur famën e aktorit të humorit. Më saktë këtë skenar beson 35 vjeçari, i bindur edhe nga miqtë e tij më të ngushtë, të cilat janë pjesë e shakasë.

Me të kaluar shokun e parë nga kjo histori e rëndomtë mashtrimi, që po ndodh në kurriz të tij, Brahimi kërkon të gjejë menjëherë me personin, që ka keqpërdorur emrin, duke u hequr si kushëriri i tij i parë. I vendosur për ta çuar kundërshtarin e tij në banesën e fundit, Tan Brahimi nisen drejt lokalit ku ndodhet mashtruesi.

Takimi nis qetë, me përshëndetje qytetare nga të dyja palët. Por kjo zgjat pak sekonda, derisa Tani e kërcënon mashtruesin, në stilin e tij, me disa batuta. Në debatin e nxehtë të dyshes, me batuta dhe kundër batuta ndërhyjnë edhe dy personat e tjerë në tavolinë. Në këto çaste, mashtruesi me mbiemrin Brahimi tenton ta zbusë konfliktin me të afërmin e tij imagjinar, duke i numëruar disa argumente, që e shtynë të fitonte para me emrin e tij.

Ai shkon dhe më tej dhe i propozon aktorit, që t’i ndajnë më dysh fitimet e grumbulluara nëpër lokalet e Shkodrës. Madje kërkon dhe bekimin e këtij fundit, për të vijuar mashtrimet. Kjo gjë ia sos durimin Tan Brahimit, i cili i kërkon mashtruesit “që të sqarohen” jashtë lokalit. Ky është momenti që mëson se e gjitha historia e mashtrimit është një shaka miqësore e “Piranjave”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aktorja rezulton pozitive, ylli i serialit “Gjeniu” del negativ: Zbardhen rezultatet e hetimit për drogë

22:01 / September 30, 2026

Tom Cruise lavdëron publikisht Kate Middleton: William bëri zgjedhje të zgjuar

22:06 / September 29, 2026

Pas 12 vitesh, Rita Ora merr më në fund patentën e makinës në Los Angeles

11:51 / September 29, 2026

Damiano David dhe Dove Cameron kurorëzojnë dashurinë/ Çfarë e bëri kaq të veçantë ceremoninë e tyre në Toskanë?”

22:40 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.