31 korriku njihet si një ditë feste në rrethin e Matit. Për dekada me radhë është festuar si dita e çlirimit nga pushtuesit, ndërsa vitet e fundit festohet si dita e Kryengritjes së 3 mijë matjanëve. Vazhdimisht është festuar me muzikë, këngë e valle, organizuar nga pushteti lokal. Këtë vit ndodhi ndryshe. Bashkia Mat njoftoi se nuk kishte fonde për organizimin e festës. Ishin vetë banorët, të mbështetur nga një privat që e organizuan festën në oborrin e bashkisë, duke e sfiduar atë. I gjithë sheshi ishte mbushur me qytetarë të shumtë që kishin dalë për të kaluar disa momente të magjishme me të afërm dhe miq, shumë prej të cilëve kishin ardhur nga emigracioni për të kaluar pushimet e verës. / tirananews.al
Të fundit
Postime te ngjashme
Add A Comment