Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

VIDEO/ Kërcimi mbi varr, Megi Pojani tregon se çfarë i thanë prindërit: Një moment shumë intim

10:52 / April 25, 20235 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 109
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një video e Megi Pojanit ku shihet mbi varrin e stërgjyshes, është shpërndarë në rrjetet sociale së fundmi. Ajo ishte duke pastruar varrin, ndërkohë që bënte shaka me motrën. E ftuar sot në “Wake Up”, Megi tregon si qëndron e vërteta dhe kërkon falje publike për të gjithë ata që janë prekur nga kjo video.

“Nuk e kam hapur videon fare dhe nuk e mbaj mend sepse ka 3 vite që është bërë. Unë jam zgjuar në mëngjes me të gjithë çmendurinë që po ndodhte gjithandej nëpër rrjetet sociale, nëpër portale dhe unë nuk kam guxuar ta hap videon dhe të them të drejtën kjo më ndodh shumë herë, me shumë materiale që mund të publikohen, thjesht refuzoj t’i shikoj. Më merrnin njerëz në telefon, që nga motrat e mia dhe kjo ishte arsye që unë u përditësova me këtë lajm shumë shpejt. Ajo video ka qenë e përpara 3 viteve. Unë kam kërkuar ndjesë për këtë video sepse ka një tranzicion që unë kam ndjekur si personazh e si njeri. Unë kam filluar të postoj në rrjetet sociale shumë vite më para dhe nuk e kuptoja atë herë as përgjegjësinë e të paturit një platformë sociale, pra e shfrytëzoja thjesht për t’u argëtuar.

Unë i kërkoj falje njerëzve që dhimbjen e humbjes së njeriut të dashur e kanë të freskët. I kërkoj falje njerëzve që akoma nuk e kanë kaluar atë tronditjen e madhe dhe dhimbjen e madhe të mos paturit më pranë një njeri që e kanë dashur fort. I kërkoj falje dhe atyre njerëzve që janë të ndjeshëm në atë vend. Por më duhet të shpjegoj diçka për mënyrën se si unë e kam parë këtë gjë dhe pse e kam bërë. Kur ajo video është bërë dhe përpara se ajo video të bëhej dhe që në fillim të herës që unë kam ardhur në këtë botë, unë jam mësuar nga familja ime të jem bashkëpunuese, shumë familjare.

Unë dhe motrat e mia gjithmonë shoqërojmë mamin kur shkon në varreza që takon prindërit e saj, gjyshërit e saj, familjarët e vetë dhe nuk është vetëm një proces që mami vetëm i viziton dhe t’i pret që të mbarojë. Është një proces ku ti duhet t’i hysh me themel. Pra ne shkojmë atje, jemi të trija, përveshim mëngët, mbushim kova me ujë dhe distancat janë shumë të largëta të një çezme që është atje dhe të një varri që është diku në mes aty mes baltës dhe barishteve. Duhet të shkulësh barin me rrënjë, duhet të pastrosh, të marrësh gjëra me vete, sende pastrimi.

Domethënë ky është një ritual që unë e bëj minimalisht 2-3 herë në vit me familjen time. Si mundem unë që vërtet përpiqem që mamaja ime të jetë më e qetë dhe që njerëzit tanë të dashur që janë ndarë nga jeta, të kenë një vend sa më dinjitoz për të pushuar në jetën e përtejme, si mundem unë të tregoj mungesë respekti ndaj këtyre njerëzve dhe mbi të gjitha që janë pjesë e familjes sime. Unë isha mbi varrin e stër, stër gjyshes sime. Është një proces shumë intim vajtja jonë në varreza. Mami jonë është shumë e ndjeshme, sa herë shkojmë atje mami është gjithmonë duke qarë edhe pse flasim për një njeri që mund të ketë vdekur në ‘85-ën, shumë kohë më përpara.

Tani nuk e di a të vjen instiktive kur vjen në varreza, a është një mendim që në qoftë se je në varreza duhet të qash, por unë me thënë të drejtën nuk e shikoj dot mamin tim duke qarë dhe në momentin që jam aty bashkë me motrat e mia, në qoftë se mund ta ndihmojmë ndopak që ai njeri të lehtësohet nga dhimbja kur takon gjithmonë familjarët e vetë, do e bëjmë. Unë në një pikë e humba për të mos kujtuar që unë jam një personazh publik”, u shpreh Megi Pojani.

Madje sipas saj, ajo dhe motrat e saj janë terapia më e mirë e së ëmës dhe do përpiqet që ta bëjë të ndihet mirë sa herë. Përsa i përket reagimit të të atit pas kësaj video, Megi shprehet se ai është njësoj si ato që përpiqet gjithmonë që të bëjë familjen të lumtur dhe të qeshë.

Blendi Salaj: Të kanë thënë gjë prindërit lidhur me këtë?

Megi Pojani: Të jem e sinqertë prindërit e mi e kuptojnë. Mami im e kupton, se ne jemi terapia më e mirë e asaj gruaje dhe do këmbëngul dhe do përpiqem deri në fund se unë e di që na ka vetëm neve dhe për këtë arsye, për çdo gjë që ne të kemi në dorë që ajo të ndihet më mirë unë do e bëj. Pastaj babi im është njësoj si ne, në kuptimin që për familjen jemi aty dhe përpiqemi gjithmonë të ngremë dhe karikojmë njëri-tjetrin. E përsëris kam marrë shumë mesazhe për këtë, sigurisht shumë mesazhe urrejtje, por edhe mesazhe njerëzish që e kuptojnë. Jo të gjithë njerëzit e përjetojnë dhe menaxhojnë dhimbjen në të njëjtën formë. Ky ka qenë një rast që unë kam qenë shumë neutrale, pra është një njeri që unë nuk e kam njohur, një njeri që mamaja ime e ka dashur, që familjarët e mi kanë pasur një respekt të veçantë, por unë nuk e kam njohur. Në momentin që ti je kaq e ftohtë edhe me dhimbjen, mbase e ke më të thjeshtë.

Megi Pojani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.