Një tjetër pallat pesëkatësh me 40 hyrje është shpallur i pabanueshëm pas isnpektimeve në terren në njësinë administrative nr 6 në zonën e Kombinat duke e çuar në dy nr e ndërtesave me rrezikshmëri të lartë në këtë zonë. Por pavarësisht këtij urdhri ka nga ata banorë që refuzojnë të dalin jashtë nga banesat e tyre.
Të tjerë qytetarë, familjarët e të cilëve mbetën të lënduar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit e kanë braktisur me kohë. Zona e Kombinatit rezulton edhe më e prekura nga tërmeti apokaliptik i të martës, ku dëmët janë mëse të dukshme. Krahas pallateve ka edhe shtëpi private të shkatërruara plotësisht. “Kjo duhet shembur komplet”, shprehet administratori i pallatit. Kësaj kërkese i bashkohet edhe pronari i kësaj ndërtese,të cilit iu rrënua mundi i tërë jetës së tij.