Pse duhet të ndaloni cigaren që të mos rrezikoheni nga koronavirusi?
Lajmërim urgjent për duhanpirësit të cilët duhet të ndalojnë menjëherë duhanin ndryshe rrezikohen më shumë të infektohen nga koronavirusi, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.
Njerëzit të cilët kanë probleme me mushkëritë kanë më shumë gjasa të infektohen nga koronavirusi i cili filloi nga Kina dhe u shpërnda në tërë botën.
Doktor Norman Swan, tha që personat që konsumojnë duhanin dhe kanë probleme me mushkëritë kanë mundësitë më të mëdha të vdesin nga koronavirusi.
Javën e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi një rritje fatale të të prekurve deri në 3 dhe 4 %, një nivel i rritur deri në 40 herë më shumë se sa gripi sezonal.