Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga vizita në Dubai ku shoqërohet nga disa anëtarë të kabinetit qeveritar.
Rama ka shkruar krahas videos se pavijoni i Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve për mrekullitë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe energjinë zhvillimore të vendit tonë.
“Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe – Dita e Shqipërisë në “Expo Dubai 2020” ku marrin pjesë 192 vende të Botës dhe ku Pavijoni i Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve për mrekullitë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe energjinë zhvillimore të vendit tonë”, ka shkruar kreu i qeverisë.
